Harry Potter dhe vesi vdekjeprurës
23/12/2010 17:05
Ylli i serialit Harry Potter, Daniel Radcliffe u fotografua duke tymosur një cigare përpara se të xhironte një prej skenave të pjesës Deathly Hallows 2.
21-vjeçari Daniel, i cili ka pranuar se tymos masatarisht një paketë në ditë, nuk mundi të qëndronte shumë kohë pa ndezur një cigare dhe gjeti menjëherë një mundësi gjatë një pushimi në studiot Leavesden në Uotford.
Sipas regjizorëve, ai duhet të filmonte përsëri disa skena të dala keq në xhirimet e para. Për Harry-m, kjo duhet të ketë qenë një bezdi e vërtetë.
Top Channel