Parlamenti grek ka miratuar planin financiar që parashikon masa më të rrepta financiare në përpjekje për të plotësuar kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar për ndihmën prej 110 miliard euro.

Plani synon që brenda vitit të ardhshëm të ulet defiçiti kombëtar nga 9.4 përqind në këtë vit në 7.4 përqind, e shprehur ndryshe në 14.4 miliard euro.

Masat e reja pritet të ngjallin protesta edhe më të fuqishme në rrugët e Greqisë. Edhe gjatë ditës së djeshme qindra manifestues kundërshtuan planet e qeverisë Papandreu, plane këto të kthyera tashmë në ligje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA