Rreth 400 persona u arrestuan gjatë ditës në Gjermani, Austri dhe Maqedoni, të dyshuar të përfshirë në një grup gjigant të shpërndarjes së heroinës në Europë, informuan mediat e kontinentit.

Grupi mafioz, i emërtuar si “Mafia e Frankfurtit” besohet se ka përhapur drogë në Austri dhe Gjermani, ku edhe kishte qendrën.

Policia austriake vendosi nën pranga 69 persona në kryeqytetitn Vjenë, vetëm pak pasi 29 persona u arrestuan në Maqedoni, ndërkohë që në Gjermani u arrestuan 300 vetë me akuzat se i përkasin të njëjtit klan.

Gjashtë prej personave të vendosur nën pranga në vendin fqinj cilësohen si drejtues të lartë të organizatës, e cila paguante për të marrë me qera apartamente në Vjenë dhe Frankfurt, nga ku më pas kryente shitjen në shpërndarësit e vegjël.

Në banesat dhe restorantet e dyshuara se i përkisnin mafiozëve u gjetën sasi të mëdha parash dhe lëndësh narkotike, ndërsa fitimet e tyre u cilësuan si kolosale prej forcave të rendit.

Vendet antare të Bashkimit Europian pranuan më parë gjatë vitit se gjetja e substancave narkotike si heroinë dhe kokainë nuk është e vështirë në territorin e tyre, prandaj premtuan një aksione në shkallë të gjerë ndaj grupimeve kriminale.

Heroina depërton në vendet e Europës Perëindimore kryesisht prej kufiriti maqedonas, ashtu si edhe nga vendet të tjera të Ballkanit. Në vitin 2008, tetë tonë heroinë u ndaluan në një tjetër aksion madhor në Norvegji.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta