Clooney, Viti i Ri me “familjen italiane”

23/12/2010 17:30

Aktori i famshëm i Hollivudit, George Clooney, do të jetë i detyruar të respektojë traditat italiane të së dashurës së tij Elisabetta Canalis, gjatë festave të fundvitit.

Për italianët, Krishlindjet janë një ditë e shenjtë, që kalohen gjithmonë në gjirin e familjes, por për shkak të detyrimeve të punës, të gjithë u bashkuan në një lokalitet në Meksikë.

Lajmin e bëri të ditur revista skandalistike amerikane “Just Jared”, ku shfaqen fotografi të George e Elisabetta-s, të shoqëruar nga prindërit e saj në Los Cabos.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta