Prokurorët austriakë kanë marrë sot në pyetje ish-kryeministrin kroat Ivo Sanader, i cili akuzohet se ka pastruar para në Austri.

Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet austriake, sipas të cilave gjatë seancës Sanader ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Sanader u arrestua pak javë më parë në Vjenë, në kuadër të një urdhërarresti ndërkombëtar, të lëshuar nga drejtësia e Zagrebit, e cila e akuzon për korrupsion dhe abuzim me detyrën.

Zyrtarët austriakë kanë shtuar më tej se seanca hetimore e radhës ndaj ish-kryeministrit kroat do të mbahet në janar të vitit të ardhshëm.

Më herët Sanader ka deklaruar se ndaj tij po shkelen të drejtat e njeriut dhe se në Kroaci është viktimë e një persekutimi politik. 

Top Channel