“Profeti” hollivudian: Jolie-Pitt drejt ndarjes

23/12/2010 17:45

Brad Pitt dhe Angelina Jolie do të ndahen së shpejti, deklaroi analisti më i famshëm i historive rozë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Drew Pinsky.

Parashikues i shumë ndarjeve të tjera të mëdha, i ashtuquajturi “Doktor” parashikon se mospërputhjet e karakterit nuk do ta lejojnë çiftin më të famshëm të Hollivudit që të qëndrojnë edhe shumë kohë së bashku.

”Diçka po ndodh me personalitetin e Jolie. Nuk ka ndonjë provë për këtë, por nuk do ta habitesha nëse do të mësoja që ajo është e varur nga heroina dhe varësia është një gjendje psikologjie që nuk mund të shërohet”, deklaroi Pinsky.
“Pitt, nga ana e tij deklaroi kur u nda prej Jennifer Aniston se ajo kërkonte një person për të githë jetën dhe kjo e frikësonte. Dua të them, duket se ai nuk është i gatshëm t’i përgjigjet më shumë se një pikë e caktuar emocioneve të të tjerëve. Nëse sheh mungesën e feeling prej Jolie, për arsye që nuk mund t’i di dhe karakterin e veçantë të Pitt, jam i sigurt se një ditë do të dëgjojmë për një “shpërthim bërthamor””.

Nuk është hera e parë që një i ashtuquajtur “ekspert” parashikon fundin e marrëdhënies më të famshme në botën e spektaklit, por për momentin nuk duket të ketë ndonjë të çarë në raporti e të dyve.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta