
Ministrja e Jashtme e Zvicrës, Micheline Calmy Rey ka kërkuar hetim urgjent për akuzat e ngritura ndaj kryeministrit të Kosovës nga raportuesi i KiE, Dick Marty.
Deklaratën e saj Rey e ka bërë në një intervistë për gazetën zvicerane “Tages Anzeiger”, ku ka mbrojtur njohjen e pavarësisë nga vendi i saj gjatë kohës që Kosova qeverisej pikërisht nga Hashim Thaci.
Ministrja ka mbrojtur strategjinë e Zvicrës ndaj cështjes së Kosovës dhe ka nënvizuar se vendimi për njohjen e pavarësisë nuk ka qenë personal.
“Jo unë, por qeveria ka kërkuar njohjen diplomatike të pavarësisë së Kosovës. Dhe Zvicra nuk ka qenë shteti i parë, por i 30-i ose i 31-ti. Para nesh ka qenë Austria që e njohu atë”, ka pohuar Calmy Rey.
Top Channel