Vidhet filmi i fundit i De Niro-s

22/12/2010 17:05

Katër bobina, që përmbanin filmin e ri të Robert De Niro-s, “Little Rockers” u vodhën, përpara premierës së tij në kinematë britanike.

Lajmin e bëri publik gjatë ditës gazeta angleze “The Sun”. Sipas policisë, vjedhësit ishin me shumë mundësi adoleshentë amatorë.

Një burim i forcave të rendit, deklaroi: “Ata kishin marrë bobinat, që mund të transmetohen vetëm nga një projektor kinemaje, duke lënë sende të tjera me më shumë vlerë”.

Drejtuesit e kinemasë u detyruan të kërkojnë një kopie të re të filmit, ku De Niro do të jetë protagonist së bashku me aktorin Ben Stiller, duke shkaktuar vonimesën e premierës.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta