
Presidenti serb, Boris Tadiç tha se bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të nisin për çështje teknike.
Ai tha të martën në mbrëmje përpara një audiencë në Novi Sad se “pavarësisht raportit nga i dërguari special i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Dik Marti, është plotësisht i gatshëm për nisjen e bisedimeve”.
“Dialogu duhet të nisë dhe problemet duhet të zgjidhen – tha presidenti serb – pavarësisht akuzave të bëra kundër Thaçit”.
Çështjet që do të diskutohen janë: fati i personave të humbur apo të tjera që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të serbëve dhe shqiptarëve.
“Bisedimet nuk duhet të shtyhen derisa hetimi për akuzat e bëra nga Marti të përfundojnë. Ekziston një përshtypje e gabuar – nënvizoi Tadiç – se bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës duhet të bëhen në nivel presidentësh apo kryeministrash. Është e pamundur të thuhet tani kur në axhendë do të jenë çështjet kryesore politike”.
Top Channel