Sean Bean, divorci i katërt
22/12/2010 11:30
Aktori Sean Bean dhe gruaja e tij e katërt janë divorcuar dje pas vetëm dy vitesh martesë.
Aktori protagonist në filmin ‘Lord Of The Rings’ dhe aktorja Georgina Sutcliffe thanë në gjykatën e Londrës se “jeta së bashku ishte e pamundur të vazhdohej”.
Georgina (32 vjeç) e ka akuzuar më parë Sean (51 vjeç) për dhunë, por akuzat ranë poshtë.
Sean Bean ka qenë më parë i martuar me Debra James, Melanie Hill dhe Abigail Cruttenden.
Top Channel