Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar se raporti i raportuesit të
KiE Dick Marty për trafikun e organeve është shumë dëmshëm për Kosovën.

Sipas Mustafës, raporti nuk përmban argumente bindëse dhe ka si qëllim të hedhë poshtë luftën e pastër të UCK për clirimin e Kosovës.

“Është një dëm shumë i madh që po i shkaktohet Kosovës në këto ditë. Është një raport pa argumente të caktuara që po shfrytëzohet për të hedhur poshtë atë që ka bërë UCK për clirimin dhe pavarësimin e Kosovës”, ka pohuar Mustafa.

Ai ka theksuar se e gjithë kjo që po i bëhet Kosovës është një fushatë e pabazë dhe nga ana tjetër ka sugjeruar që institucionet kosovare të bashkëpunojnë nëse do të kryhen hetime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA