Sindikatat e Transportit Publik po realizojnë gjatë ditës së sotme një tjetër protestë të përgjithshme në Greqi, si shenjë kundërshtimi për projekbuxhetin e vitit të ardhshëm, i cili pritet të miratohet brenda pak ditësh në parlament.

Një grevë 24-orëshe ka krijuar kaos në rrugët e Athinës, ndërsa qytetarët detyrohen të përdorin makinat vetjake apo taksitë, për të arritur në vendet e tyre të punës.

Sindikatat protestojnë ndaj uljes së pagave, pjesë e planit financiar që synon të shpëtojë ekonominë e vendit fqinj nga kolapsi. Buxheti kontradiktor, i realizuar në këtë formë për të plotësuar kërkesat e BE-së dhe FMN-së, pritet të miratohet pa ndryshime.

”Lufta e punonjësve, pensionistëve dhe të papunëve kundër këtyre planeve anti-punonjës dhe anti-shoqëri do të vazhdojë”, shkruhej në një deklaratë të publikuar nga Sindikatat. “Do të vazhdojmë të manifestojmë kundër këtyre politikave të padrejta e të egra”.

Buxheti i vitit 2011 parashikon një rritje të tabanit minimal të taksës së shitjes dhe ulje të shpenzimeve të parashikuara për shëndetësinë dhe mbrotjen. Qeveria shpreson të ulë defiçitin në 7,4% më shumë se totali i GDP-së, nga 9,4% aktualisht. 110 miliardë euro u morrën hua prej vendeve të Bashkimit Europian më parë gjatë vitit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta