Brukseli zyrtar ka vlerësuar se Kroacia ka bërë progres me mbylljen e bisedimeve për policinë, sigurinë kufitare dhe politikën e jashtme, por i duhet më shumë punë për t’u afruar me BE-në.

Brukseli ka theksuar se Zagrebi duhet të tregojë më shumë vullnet në luftën kundër korrupsionit dhe të bindë vendet anëtare se reforma në sektorin e drejtësisë po jep rezultate konkrete.

“Kroacia ka bërë progres të mirë në plotësimin e kritereve të BE-së dhe mund të themi se mbyllja e negociatave është shumë afër. Por është e qartë se kërkohen përpjekje të mëtejshme”, ka deklaruar ministri i Jashtëm belg, Steve Vanackere.

Nga ana e saj qeveria e Zagrebit deklaron se po lufton me të gjitha kapacitetet e saj korrrupsionin, duke përmendur si rast konkret hetimin e ish-kryeministrit Ivo Sanader, i cili u arrestua disa ditë më parë në Austri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA