Roma fiton në San Siro

19/12/2010 08:00

Roma ka fituar përballë Milanit në San Siro duke ndaluar kuqezinjtë në serinë e tyre të fitoreve në kampionatin Italian.

E fillojnë mirë kuqezinjtë takimin duke zhvilluar thuajse të gjithë pjesën e parë në gjysmëfushën e Romës, por Ibrahimoviç e Robinjo gabojnë në momentet e finalizimit. Edhe në pjesën e dytë është Milani skuadra që bën lojën në fushë ndërkohë që Roma qëndron në pritje e shfrytëzon gabimet e mbrojtjes së skuadrës Alegrit.

Pavarësisht se kush bën lojën, ish-sulmuesi kuqezi, Marco Borrielo zhbllokon shifrat në minutën e 69-të duke kaluar Romën në avantazh. Goli i tij ishte i vetmi i këtij takimi që i jep tre pikë të rëndësishme skuadrës kryeqytetase e cila tashmë ngjitet në kuotën e 29 pikëve ndërkohë që Milani vazhdon të kryesojë Serinë A me 36 pikë.

Në takimin tjetër të së shtunës në kampionatin italian Cesena ka mundur Kaliarin me rezultatin 1-0.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA