Barcelona fiton bindshëm derbin

19/12/2010 08:10

Barcelona është e pandalshme dhe shifrat e tyre deri në këtë pikë të sezonit janë befasuese.

Përballë Espanjolit të cilin e mundën me rezultatin 5-1 ata regjistruan fitoren e 10-të rradhazi dhe vetëm në 7 ndeshjet e fundit kanë shënuar 31 gola e kanë pësuar vetëm një. Por pavarësisht këtyre shifrave kjo Barcelonë është vërtet e papërballueshme, ingranimi i David Vijës në këtë makineri të frikshme golash e ka bërë Barcën e Pep Guardiolës edhe më të frikshme.

Dy golat e Pedros, dy të David Vijës dhe një i Xavi Hernandes kanë gjunjëzuar Espanjolin i cili pavarësisht se ka pësuar 5 gola, nuk ka zhvilluar një lojë aq të dobët sa për këto shifra, gjithsesi përpjekjet e tyre për të ndalur katalanasit dështuan dhe i vetmi moment ngushëllimi ishte goli i vetëm i tyre i shënuar nga Ozvaldo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA