Superliga, Flamurtari bie në Ballsh

18/12/2010 15:00

Flamurtari bie në Ballsh dhe u jep një mundësi Skëndërbeu që ta barazojë me pikë në krye të renditjes, nëse do arrijë të fitojë nesër në “Loro Boriçi” përballë Vllaznisë.

Një gol i shënuar nga Kepi në minutën e 59-të vendosi takimin e luajtur në orën 13:00. Në ndeshjen tjetër të luajtur sot, Besa arriti të marrë një sukses të rëndësishëm në fushën e Teutës.

Golat e Veliut dhe Cikalleshit mjaftuan që skuadra e Kavajës të largohej nga vendi i fundit i klasifikimit. Më përpara, “Djemtë e Detit” patën kaluan në avantazh falë Dostit.

Në ndeshjen e luajtur ditën e premte, Tirana mposhti 4-0 Kastiotin. Përballja midis Shkumbinit dhe Dinamos do të mbyllë javën e 15-të të Superligës ditën e hënë.

Top Channel