Interi, gati për të bërë historinë

18/12/2010 11:45

Interi i Milanos është i gatshëm për të shkruar emrin e tij në Librin e
Artë të fituesve të Botërorit të Klubeve, kur të përballet sot në
finalen përballë afrikanëve të Mazembes, në program për të nisur në orën
18:00 (me orën shqiptare) në Abu Dhabi.

Kampionët e Europës konsiderohen gjerësisht si favoritë dhe kompanitë e basteve shprehen të sigurta për fitore me diferencë tëmadhe golash, por shtypi italian paralajmëron se kongolezët mund të përfitojnë nga forma jo e mirë fizike e zikaltërve, për t’i vendosur në vështirësi.

Përsa i përket Interit, presidenti Moratti, trajneri Benitez dhe disa antarë të klubit kanë theksuar se janë të vendosur të sjellin titullin që i mungon skuadrës që prej 45 vitesh. Siç është e natyrshme përpara një finaleje, asgjë nuk mund t’i lihej rastwsisë.

Pas zgjimit të programuar në orën nëntë, në 11 nis stërvitja, me ushtrime të lehta muskulare, vrapime të lehta dhe terapi me masazhe, për të lehtësuar futbollistët nga lodhja e akumuluar.

Përpara ndeshjes, një seancë diskutimi, ku do të shfaqen edhe video të kundërshtarit. Çdo futbollisti i është dhënë ndërkohë një dvd, shoqëruar edhe me analizën e teknikëve të klubit. Pas drekës, detajet e fundit për të sistemuar dhe në fund, nisja për në stadium rreth orës 16:00.

Top Channel