
Besa ka rigjetur fitoren në ndeshjen e javës së 15-të të Superligës duke mundur Teutën 2-1 në Durrës.
E kanë filluar mjaft mirë vendasit këtë takim, edhe pse në minutën e 20-të mbeten me 10 lojtarë pas daljes me kartonin e kuq të Sefgjinit.
Pavarësisht inferioritetit numerik në fushë, Teuta kalon në avantazh 6 minuta më pas me Dostin, duke e mbyllur edhe pjesën e parë me këtë rezultat.
Pjesa e dytë ka qenë më e tensionuar, ku skuadra Kavajase ka kërkuar me çdo kusht golin.
Në minutën e 70-të Dos Santos simulon brenda zonës dhe gjyqtari kryesorë Pashaji akordon një 11-metërsh, ndërkohë që anësori e anulon këtë vendim.
Pak minuta nga ky aksion Veliaj barazon rreth 10 minuta më pas në një pozicion shumë të dyshimtë dhe në mbyllje të takimit, kapiteni i Besës Poci rrëzohet brenda zonës duke përfituar një 11-metërsh që shndërrohet në gol nga Cikalleshi duke i dhënë tre pikë mjaft të rëndësishme Besës e cila vazhdon të jetë në vendin e parafundit në klasifikim.
Top Channel