Ancelotti: Une tek Roma? Ende herët

18/12/2010 08:15

Trajneri i Chelsea, Carlo Ancelotti nuk do të largohet prej londinezëve për të drejtuar skuadrën e Roma-s, deklaroi ai në një intervistë të mbrëmshme në shtypin italian.

Ish-trajneri i Juventusit dhe Milanit, pranoi se ka një dobësi për verdhekuqtë, por njëkohësisht theksoi se është i vendosur që të respektojë deri në fund kontratën e tij me “blutë”.

“Unë kam një kontratë me Chelsea-n deri në verën e vitit 2012 dhe jam i vendosur që t’a respektoj deri në fund”, tha Ancelotti. “Nuk jam dakord me mediat që e konsiderojnë pozicionin tim si shumë delikat. Kam mbështetjen e klubit dhe bindjen që ky sezon do të na shohë si protagonistë deri në fund”.

I pyetur për vendimet e trajnerit aktual të Romës, Claudio Ranieri, i cili me lënien në stol të kapitenit Totti ka ngjallur një debat në Itali, Ancelotti tha: “Totti nuk mund të shndërrohet kurrë në një problem për Roma-n. Ai duhet vetëm të pranojë me qetësi që nuk mund të luajë gjithmonë, por është e qartë që mund të japë ende shumë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA