Shorti i Champions, përplasje gjigantësh

17/12/2010 12:30

Shorti i Champions League vendosi sot në mesditë në Nion, fatet e
skuadrave më të mira të kontinentit, në rrugën drejt finales së
“Wembley”-t, në Londër.

Arsenal-Barcelona do të jetë supersfida për t’u ndjekur në raundin e dytë, së bashku me ballafaqimin Inter-Bayern Munich, një përsëritje e finales së vjetshme.

Ndërkohë, Reali i Madridit do të ketë një mundësi për t’u hakmarrë ndaj Lionit, ekipit që e eliminoi nga kompeticioni më i rëndësishëm europian, një vit më parë.

Këto janë çiftet e raundit të dytë të Champions League:

Roma-Shakhtar Donetsk
Milan-Tottenham
Valencia-Schalke 04
Inter-Bayern Munich
Olympique Lyonnais-Real Madrid
Olympique Marseille-Manchester Utd.
Arsenal-Barcelona
Copenhagen-Chelsea

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA