Ronaldinjo drejt kalimit në Brazil

17/12/2010 11:45

Ylli i Milanit, Ronaldinjo, pritet të kalojë në Brazil gjatë merkatos së
janarit, raportohej prej mediave italiane mëngjesin e djeshëm.

Me mbërritjen e Cassano-s tek Milani, nuk do të ketë më vend për ish-fituesin e Topit të Artë. Ndërkohë, vëllai i futbollistit, njëkohësisht përfaqësuesi i tij, konfirmoi ofertën e Palmeisait.

“Oferta është interesante, por duhet të vendosë Milani më parë”, tha Roberto de Assis. “Interesi i Palmeirasit është një surprizë e këndshme për ne. Bëhet fjalë për një klub të madh, që do t’i jepte mundësinë Ronaldinjos që të luante në Kupën Libertadores”.
Mbetet për t’u përcaktuar se cila do të jetë shuma e tratativës. Megjithatë, kuqezinjtë mund ta lejojnë 30-vjeçarin që të largohet me parametra zero, për të mos qenë të detyruar t’i paguajnë pagën e tij tepër të lartë.
Ronaldinjo është aktualisht i dyti më i paguar në “Milanello”, pas Ibrahimoviçit. Ai përfiton tetë milion euro në vit. Shtypi ka përfolur në ditët e fundit edhe interesin e Liverpulit e të Los Anxhelos Galaksi, në llogari të “Gaucho”-s.

Top Channel