Futbolli arab, ofertë pune online, ja me çfarë page…
Antonio Cassano do të shndërrohet në janar në një futbollist të Milanit,
të paktën sipas raportimeve të shtypit italian gjatë mëngjesit të
sotëm.
Përfaqësuesi i lojtarit, Giussepe Bozzo u pa duke drekuar me drejtuesit e kryesuesve të Serisë A një ditë më parë. Sipas burimeve të pranishme në takim, një marrëveshje deri në vitin 2014 është pothuajse e realizuar.
Gjatë drekës, numri dy i milanezëve, Adriano Galliani telefonoi presidentin e Sampdorias, Garrone dhe mori aprovimin e këtij të fundit për të vazhduar lirisht bisedimet.
Me kalimin e tij në “San Siro”, Cassano do të sigurojë një kontratë prej tre milion eurosh, plus shpërblime të tjera. E vetmja pengesë që duhet zgjidhur është një pagesë që Sampdoria duhet t’i shlyejë Realit të Madridit.
Klubi gjenovez i detyrohet madrilenëve pesë milion euro në rast shitje të Cassano-s, por raportet e mira midis Milanit dhe gjigantëve spanjollë pritet të bëjnë që realizimi i kësaj tratative të zgjidhet brenda shumë pak kohe.
Për Antonion, kuqezinjtë do të jenë klubi i pestë në karrierë. Ai ka luajtur më parë tek Bari, Roma, Real Madrid dhe Sampdoria.
Top Channel