Higuain: Ndihem më mirë

17/12/2010 15:30

Sulmuesi i Real Madrid, Gonzalo Higuain, dha një mesazh qetësues për tifozët e ekipit “merengues” nëpërmjet Twitter.

“Jam i lumtur sepse rekuperimi nga dëmtimi po ecën mirë dhe po përmirësohem”, shkroi argjentinasi.

Higuain, i cili po vuan një dëmtim në kurriz, do të mësojë brenda javës nëse do të operohet apo jo për zgjidhjen e problemit.

Nëse sulmuesi do të operohet, Real Madrid do të hyjë në merkaton e dimrit për të sjellë në ekip një qendërsulmues tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA