Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, i kërkoi sot ndjesë komunitetit gay, për deklaratat e tij ofenduese.
Homoseksualizmi është ilegal në Katar, vendin që do të zhvillojë Botërorin e vitit 2022 dhe personat që mund të kapen në aktivitete seksuale rrezikojnë burgimin.
Numri një i futbollit botëror i kërkoi këtij komuniteti që të frenojë veten dhe të mos kryejë marrëdhënie gjatë muajit të zhvillimit të Botërorit, nëse do të udhëtojnë në vendin arabik.
Deklarata ngjalli një reagim të menjëhershëm në organizata e të drejtave të homoseksualëve dhe Blatter kërkoi falje. “Nuk ishte në qëllimin tim të fyeja apo të diskriminoja dikë”, tha ai.
“Nëse dikush u ndje i vrarë prej deklaratave të mia, atëherë më vjen keq dhe i kërkoj ndjesë. Nëse do të duan të ndjekin një ndeshje në Katar (i referohet homoseksualëve), atëherë kam besim se autoritetet do ta lejojnë diçka të tillë”, shtoi Blatter.
Top Channel