
Joseph Blatter, presidenti i FIFA, është shprehur pozitivisht për mundësinë e luajtjes së botërorit të vitit 2022 në Katar gjatë periudhës së dimrit, për të evituar vapën e madhe të vendit arab në verë.
“Mbështes idenë që Botërori të luhet në dimër në Lindjen e Mesme”, u shpreh Blatter gjatë konferencës së shtypit në Abu Dhabi (Katar), ku zhvillohet Botërori i Klubeve, kompeticion i organizuar nga FIFA.
Blatter nënvizoi se kjo ide lind “duke menduar për shëndetin e fubollistëve dhe spektatorëve”.
Në 2 dhjetor u vendos që botërori i futbollit të vitit 2022 të zhvillohet në Katar.
Në vendin arab temperaturat gjatë verës arrijnë deri në 40ºC.
Luajtjen e ndeshjeve të botërorit gjatë dimrit e mbështesin edhe Michel Platini dhe Franz Beckenbauer.
Top Channel