Kaka’: Rikthehem pas Krishtlindjeve
16/12/2010 20:20
Futbollisti i Real Madrid, Ricardo Kaka’, ka deklaruar se shpreson që të kthehet në fushat e futbollit sa më parë.
“Mezi po pres të rikthehem të luaj. Shpresoj që rekuperimi të shkojë mirë dhe unë të rikthehem pas Krishtlindjeve”, u shpreh braziliani i cili nuk ka debutuar ende në këtë sezon me Real Madrid.
Kaka’ nuk luan që prej operacionit në gjurin e majtë, gushtin e kaluar.
Top Channel