Ibra: Tek Milan, për të bërë historinë

16/12/2010 17:45

Sulmuesi i Milan, Zlatan Ibrahimoviç, kërkon të fitojë gjithçka me kuqezinjtë këtë sezon.

“Objektivi është të fitojmë çdo trofe, përfshirë Kupën e Italisë. Duhet të jemi të përqendruar në punën tonë dhe në fund do të shpërblehemi”, u shpreh Ibrahimoviç në një intervistë për ‘Milan Channel’.

Në lidhje me trajnerin Allegri, suedezi deklaroi: “Është një trajner i ri, ka shumë dëshirë, ide të mira dhe kërkon të luajë një futboll sulmues. Duke qenë se nuk ka fituar trofe ka shumë motivim për të fituar dhe kjo është e rëndësishmë.”

Ibrahimoviç shmang edhe krahasimet me ish-legjendën e Milan, Marco van Basten: “Të krahasohem me të është nder për mua, por ai ka qenë një legjendë dhe nuk ka krahasim. Shpresoj që edhe unë të bëj historinë e Milan siç e ka bërë ai.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA