
Ministri i Financave ka shprehur për herë të parë në publik, qëndrimin e qeverisë në lidhje me debatin për modelin e ri ekonomik, të iniciuar fillimisht nga Banka e Shqipërisë dhe më pas edhe nga disa akademikë.
“Qeveria rikonfirmon modelin e saj per rritjen e nivelit ekonomik në Shqipëri”, u shpreh Bode. Zoti Bode tha se qeveria do i përmbahet filozofisë liberale dhe se nuk ndërhyn me modele të planifikuara në ekonomi.
“Zhvillimin ekonomik ne ja leme biznesit. Ajo qe ne bejme eshte te mbështesim biznesin”, u shpreh Bode.
Këto deklarata ministri i Financave i bëri gjatë prezantimit të raportit të Bankës Botërore, “Axhenda e re e rritjes ekonomike”, ku banka evidenton një sërë sfidash për të ardhmen e ekonomisë.
”Shqiperia ja ka dale qe brenda nje kohe rekord te kaloje nga vendi i varfer ne vende me te ardhura te mesme te larta. Shume pak vende ne bote e kane bere kete. Por nen statusin e ri do ju duhet te konkurroni dyfish edhe me vendet e varfera qe kane avantazh në rrogat e ulëta por edhe me ato te pasura te cilat kane burime te medha financiare por edhe kapacitete per inovacione. Sikur kjo te mos mjaftonte tani flukset e kapitalit nga jashte kane rene dhe konkurrenca për investimet eshte bere me e forte”, u shpreh shefe e BB per Shqipërinë, Kseniya Lvovski.
Një tjetër sfidë, që banka evidenton për Shqipërinë është mirëqeverisje, një tregues për të cilin vendi renditet në vendet e fundit në rajon.
“Shqiperia ka bere perpjekje te konsiderueshme per te permiresuar klimen e biznesit duke miratuar shume ligje dhe rregullime per kete. Megjithate nje pike kritike per biznesin mbetet zbatimi i ketyre ligjeve”, u shpreh Lvovski.
Vec mirëqeverisjes banka evidenton edhe dy fusha të tjera që kërcënojnë rritjen ekonomike. Gjendjen e dobët të arsimit, por edhe ngërcin në teknologjinë e informacionit, ku ne të dyja këto fusha, Shqipëria renditet e fundit në rajon, me diferenca të theksuara me vendet e tjera.
Top Channel