Ferragamo, këpucë seksi për Jolie
13/12/2010 21:45
Salvatore Ferragamo, “këpucari i yjeve”, ka bashkëpunuar me projektuesin e njohur të kostumeve Colleen Atwood, për aksesorët që Angelina Jolie vesh në filmin “The Tourist”, që do të dalë në kinema më 15 dhjetor.
Shtëpia italiane ka krijuar këpucët për aktoren që në film është enigmatikja Elise.
Modelet ekstravagante, Ferragamo i ka realizuar me takë metalike me ngjyrë të zezë dhe bezhe.
Top Channel