Tiranë, shtylla në mes të rrugëve

12/12/2010 16:00

Shtyllat ne mes te rruges nuk jane me nje cudi shqiptare. Ne kryeqytet, ne shume rruge te reja shikon shtylla elektrike qe duket sikur kane mbire ne mes te asfaltit.

Mosmarreveshjes mes kompanive te ndertimit dhe KESH-it, qe eshte pronar i shtyllave, kane bere qe edhe pas asfaltimit shtyllat te mbeten aty.

Në një nga rrugët e reja qe eshte shtruar ne Laprake, ne ish-zonen e fushes se Aviacionit. Ne nje gjatesi rruge prej 50 metra jane kater shtylla qe vazhdojne te jene ne kembe ne mes te rruges.

E shtruar se fundmi, drejtuesit e automjeteve nuk jane mesuar ende me keto barriera te cuditshme ndaj dhe cdo dite shenohen aksidente.

Vetem mengjesim e sotem, brenda nje harku kohor prej 30 minutash, tre automjete u perplasen me keto shtylla. Edhe pse pa pasoja ne njerez, karroatrecet transportojne cdo dite makina te demtuara, qe padyshim kane nje kosto jo te vogel per pronaret e tyre.   

 

Top Channel