LSI, ndihma për Shkodrën

12/12/2010 19:15

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi ditet e fundit nje aksion sensibilizues per grumbullimin e ndihmave ushqimore, kryesisht per bagetine, per t’u ardhur ne ndihme banoreve te zonave te permbytura ne Shkoder.

Strukturat e LSI ne Elbasan dhe ne Lushnje, grumbulluan nje sasi te konsideueshme ndihmash te cilat me pas u derguan dhe u shperndane ne rajonin e Nenshkodres, ku ishte serish kryetari i LSI dhe zv, kryeministri, Ilir Meta dhe drejtues te tjere te kesaj partie.

Z. Meta falenderoi te gjithe ata qe kontribuan per grumbullimin e ketyre ndihmave, per te cilat kane aq nevoje banoret e permbytur, per te shpetuar bagetite ne kete dimer te ftohte.

Nderkaq per te ndihmuar ne kapercimin e situates dhe parandalimit te katastrofave te tilla, Ministri i Brendshem Lulezim Basha, ishte ne Shkoder me nje grup ekspertesh vendas dhe te huaj te hidroteknikes, me pervoje edhe ne katastrofat e cunameve ne Indonezi, me te cilet diskutoi mbi nderhyrjet ne infrastrukturen mbrojtese dhe kulluese. Z. Basha dhe ekspertet thane se pas largimit te ujerave do nisin studimet per nderhyrjet e nevojshme ne argjinaturat ekszistuese ne gjithe zonen e Shkodres

Top Channel