SHBA, “të lodhura” nga bisedimet për paqen

11/12/2010 13:05

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka shprehur lodhjen e Shteteve të Bashkuara nga pengesat e ndryshme që dalin në bisedimet për paqen në Lindjen e Mesme.

Megjithatë, ajo ka theksuar se Uashingtoni do të vazhdojë të nxisë Izraelin dhe Palestinën për të arritur progres.

Clinton ka bërë thirrje për promovimin indirekt të bisedimeve mbi “cështjet kyce”, përfshirë këtu atë të kufijve, kolonive, refugjatëve dhe Jeruzalemit.

Por më herët gjatë javës Shtetet e Bashkuara hoqën dorë nga përpjekjet për të bindur Izraelin që të ndalë ndërtimet e reja në territore.

Bisedimet për paqen mes Izraelit dhe Palestinës rinisën në shtator, pas pothuajse dy vjet ndërprerje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA