Gjermani, vriten “Bonnie dhe Clyde”

11/12/2010 14:55

Burrë dhe grua, ai 40 ndërsa ajo 38 vjec, të dyshuar se kanë grabitur rreth 20 banka gjatë viteve të fundit, kanë mbetur të vrarë dje në një shkëmbim zjarri me policinë, në Gjermani.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë policia gjermane, sipas të cilës “Bonnie dhe Clyde” terrorizonin bankat dhe dyqanet prej 15 vjetësh në perëndim të vendit.

Sipas disa dëshmitarëve, gangsteri mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit, ndërsa bashkëshortja vrau veten menjëherë më pas.

Në njoftimin e policisë gjermane thuhet se dy të kërkuarit ishin të pajisur me dokumenta identiteti që tregojnë se ishin me kombësi ceke.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA