Bruni: Dua një fëmijë nga Sarko

11/12/2010 17:30

Carla Bruni dëshiron një fëmijë prej presidentit francez Nicolas Sarkozy. Ish-modelja italiane ka shoqëruar të shoqin në një vizitë presidenciale në Indi, një rast i mirë për të kërkuar prej të tjerëve që të luten për të.

Gjatë vizitës në Fatehpur Sikri, ndërsa ishte në shoqërine Sarkozy, të Christine Ockrent dhe të një mikeje, ish-modelen Farida Khelfa, Carla shprehu dëshirën disi të pazakontë. “Më kërkoi që të lutem që ajo të kishte një fëmijë tjetër”, mësohet të ketë thënë një drejtues i besimit mysliman. Për kërkesën e zonjës së parë franceze nuk ka asnjë konfirmim nga zyra presidenciale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA