Afganistan, 15 civilë të vdekur në shpërthim

11/12/2010 09:05

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të një bombe artizanale ndaj një kamioni në jug të Afganistanit.

Sipas burimeve në vendngjarje, mes viktimave ishin edhe disa fëmijë.

Qeveria lokale ka fajësuar talebanët për atentatin.

Mjeti ishte duke udhëtuar nga fshati Khair Abad drejt Khansheen, në provincën e Helmandit, kur është goditur nga bomba.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA