Wikileaks, rrënohet aktiviteti i hakerave

10/12/2010 15:00

Aktiviteti i piratëve informatikë që kanë dalë në mbështetje të Wikileaks po dëmtohet për shkak se ata po mendojnë të ndryshojnë taktikat e tyre.

Sulmet kundër faqes Amazon.com u anuluan mbrëmjen e djeshme dhe u drejtuan kundër faqeve të pagesave në rrjet, si Paypal.

Analizat sugjerojnë se sulmet e mëparshmë kanë qenë më efikase për shkak të përfshirjes së kriminelëve “hi-tech”.

Në të njëjtën kohë, një krah i aktivistëve ka sugjeruar ndaljen e sulmeve dhe rritjen e publicitetit për mesazhet diplomatike të Wikileaks.

Deri tani sulmet janë kryer duke përdorur një vegël të quajtur LOIC, që u lejon njerëzve të sulmojnë një faqe interneti me të dhënat e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA