Shën Petërsburgu, i mbuluar nga dëbora
10/12/2010 18:40
Shën Petërsburgu është zgjuar mëngjesin e sotëm tërësisht i mbuluar nga dëbora.
Qyteti është bllokuar nga rreshjet e dëndura që kanë mbuluar me 25 centimetra borë të gjithë vendin.
Ndërkohë që vazhdon të bjerë dëborë, administrata qytetare ka zbritur në fushë me një ushtri prej mijëra mjetesh për të pastruar rrugët.
Shumë rrugë janë të bllokuara dhe autoritetet kanë bërë thirrje për të mos përdorur veturat private.
Top Channel