Meksikë, vritet kreu i një karteli droge
10/12/2010 23:30
Në kuadër të luftës së anti-trafikut, autoritetet meksikane njoftuan vrasjen e një tjetër baroni të drogës në shtetin perëndmor të Miçokanit.
Nazario Moreno Gonzales i njohur me nofkën “I çmenduri” ishte kreu i kartelit të drogës më të fuqishëm të zonës të njohur me emrin “Familja”.
Autoritetet meksikane njoftuan se ai u qëllua për vdekje nga forcat e sigurisë gjatë një përleshje të armatosur në qytetin Aptazingan.
Top Channel