Mandat ndërkombëtar arresti për Sanader

10/12/2010 16:25

Autoritetet kroate leshuan një mandat- arresti ndërkombëtar për ish-kryeministrin Ivo Sanader, i akuzuar për korrupsion, i cili la vendin, pak para se Parlamenti të votonte heqjen e imunitetit të tij.

Mandat arresti iu dorezua Interpolit oret e vona te se enjtes. Sanader, ish-kryeminister i Kroacise gjate viteve 2004-2009 udhetoi drejt Sllovenise, por sic raportojne mediat vendndodhja e tij eshte ende e panjohur.  Avokati qe do ta perfaqesoje tha se klienti i tij po ben nje udhetim biznesi dhe mund te kthehet ne Kroaci ne tre apo kater ditet e ardhshme.

Presidenti kroat, Ivo Josipovic e pershkroi largimin e Sanader -si nje deshtim te madh te sistemit. Hetimet kunder tij nisen ne muajin gusht per lidhjet e dyshimta te biznezi gjate kohes qe ai ishte kryeminister i vendit. Kroacise-vendit qe aspiron anetaresimin ne Bashkimin Europian – i eshte kerkuar te beje me shume ne luften kunder korrupsionit. Sanader, ish-anetar i Unionit Demokrat Kroat (HDZ) dha doreheqjen si kryeminister ne vitin 2009 pasi ai e coi Kroacine drejt NATO-s.

Asokohe nuk u mesuan arsyet e largimit te befte. Ne Janar ai u largua nga HDZ-ja dhe mbeti nje deputet i pavarur ne Parlamentin kroat. Ne detyren e kryeministrit, ai u zevendesua nga Jadranka Kosor, anetare e HDZ, e cila e fuqizoi luften kunder korrupsionit. Edhe disa ministra te qeverise se Sanader jane akuzuar per korrupsion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA