Kinë, nobelisti i paqes në burg

10/12/2010 15:05

Në kohën e tij, Liu Xiaobo ka qenë një aktivist politik, autor, profesor universiteti, por edhe një shqetësim konkret për Partinë Komuniste Kineze.

Ai u vlerësua me cmimin Nobël për Paqen për shkak se sfidoi qeverinë kineze, duke kërkuar ndryshim politik, pavarësisht opozitës së ashpër të qeverisë.

Jashtë vendit të tij, ai njihet si një nga liderët e disidentëve kinezë, që ka fituar cmime dhe vëmendjen e mediave botërore.

Por pak njerëz në Kinë e kanë dëgjuar emrin e tij. Ai është përballur vazhdimisht me burgim dhe mbikëqyrje nga ana e qeverisë kineze.

Aktualisht ai po vuan një dënim 11-vjecar nën akuzën e “rrëzimit të pushtetit me forcë”, që u ngrit pasi shkroi një parullë me fjalët “Kapitulli 08”, që kërkonte reforma politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA