Anulohet martesa e Campbell
10/12/2010 11:20
Top modelja Naomi Campbell dhe manjati rus Vladislav Doronin kanë anuluar martesën e tyre që ishte parashikuar të zhvillohej në nëntor në tempullin Zoti i Diellit në Luxor.
Duket se martesën e ciftit e kanë ndaluar autoritetet egjiptiane, sipas të cilave vendi i famshëm arkeologjik nuk mund të kthehej në një vend për ceremoni martesash.
Burime të shtypit rus konfirmojnë se martesa do të zhvillohet në muajin shkurt, por vendi mbetet ende i panjohur.
Top Channel