Wesley Snipes rrezikon burgun
09/12/2010 13:20
Wesley Snipes ka deklaruar se është shumë nervoz dhe se është i frikësuar nga burgu, të enjten e shkuar, pasi është shpallur fajtor për një deklaratë të gabuar të taksave në 1999, 2000 e 2001.
Por aktori ka ende besim në lutjet e tij që vazhdojnë t’i japin shpresë.
Aktori 48 vjeçar që duhet të vuajë tre vjet burg për evazion fiskal duke filluar nga nesër, ka deklaruar për CNN-in se nëse apeli dështon, nuk do ishte e lehtë të pranonte humbjen e lirisë.
Top Channel