Abramovich, 8 mln dollarë për dasmën e vajzës

09/12/2010 13:00

Do të jetë një dasmë përrallore ajo e Anna Abramovich, 18 vjec, vajza e manjatit rus Roman, pronarit të Chelsea-t. Pasaniku do të shpenzojë 8 milionë dollarë për ceremoninë martesore.

Lajmin për përgatitjen e dasmës e jep ‘Life News’,një tabloid online rus, që citon si burim një shoqëri të rëndësishme londineze kateringu, e cila është ngarkuar për organizimin e festës për martesën mes 18-vjecares dhe të fejuarit të saj, juristit Nicolai Lazarev. Ende nuk është vendosur data e ceremonisë që do të zhvillohet në pranverë në Karaibe.

Kjo dasmë do të jetë tepër e shtrenjtë dhe tepër e kontrolluar për të mos lejuar fotografët që të qarkullojnë nga ato anë.

Të ftuarit pritet që të jenë rreth 400, një listë e gjatë VIP që për momentin mbahet e fshehur.

Top Channel