Al Pacino: Brando më shpëtoi
08/12/2010 11:40
Al Pacino zbuloi se ishte shumë pranë largimit nga kasti i filmit “Kumbari”.
Ylli i kinemasë (Michael Corleone në trilogjinë që ka fituar çmim Oscar) zbuloi se një skenë vrasjeje e filmit dhe mbështetja e Marlon Brando (babai i tij në film) bënë që të ruante rolin.
Aktori 70-vjeçar tha: “Ajo që më mbajti në xhirime ishte skena e restorantit. Pas vrasjes që ndodh aty, ata më mbajtën në film. Po ashtu, Brando ishte një burim frymëzimi për mua dhe sillej shumë mirë.”
Top Channel