Palin, gjueti në reality show

07/12/2010 15:50

Sarah Palin vijon të ngjallë polemika në SHBA. Ish guvernatorja e Alaskës, aktualisht pjesërmarrëse në një “reality show” në të cilën dëshiron të vihet në dukje si një ikonë “macho girl”, është shfaqur së fundmi në gjueti për drera.

E ngarkuar në një makinë me pushkë dhe municione, ajo së bashku me babain Chuck dhe mikun Steve Becker ka shkuar në zonat malore të shtetit të saj.

Gjithçka ka ndodhur në sytë e telekamerave që kanë regjistruar performancën e saj për televizionin TLC, që “Sarah Palin’s Alaska” e ka një ndër programet më të ndjekur.

Por duket se spektakli nuk u ka pëlqyer grupeve animaliste, në veçanti PETA (People for ethical treatment of animals), që ka folur për një spektakël mizor që synon të sakrifikojë kafshët për të rritur audiencën.

Top Channel