Depp: S’ndihem rehat në rolin e Pancho Villa
07/12/2010 12:00
Aktori Johny Depp ka pranuar se nuk ndihej rehat nga ideja për të interpretuar rolin e Pancho Villa, që i është besuar nga regjisori serb Emir Kusturica.
Depp është zgjedhur për një film mbi revolucionin meksikan, xhirimet e të cilit pritet të fillojnë në fillim të vitit 2011.
“Nuk jam shumë i sigurt. Kam pasur gjithmonë rezerva për të interpretuar një hero kombëtar të Meksikës. Ai është një personazh i mrekullueshëm, por unë nuk jam hispanik”, ka deklaruar Depp.
Top Channel