Vasili apel mjekëve dhe studentëve: Ndihmoni në Shkodër

06/12/2010 16:05

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka zhvilluar një takim me mjekë, drejtues të spitaleve dhe Fakultetit të Mjekesise për ndihmë mjekësore ofruar popullsise në zonat e përmbytura në Shkodër.

“Deklaroj venien te gatishmeri te te gjithe stafit te fakultetit.Ju bëj thirrje pedagogëve, por edhe studentëve që jenë pranë njerëzve të dëmtuar”, u shpreh Alfred Priftanji, dekan i Fakultetit të Mjekësisë.
 
Sipas ministrit te Shendetesise deri me tani gjithcka eshte perqendruar ne ndihmen mjekesore ‘non stop’ qe u jepet njerezve kur kane probleme, ku nuk jane perjashtuar dhenia e serumit ne varka apo ambiente ku ata jane evakuuar si dhe mbajtja ne kontroll e ujit te ujesjellesve.

“Ndihma juaj është e cmuar dhe e pazëvendësueshme. Të japim më të mirën tonë deri në fund të kësaj gjendjeje”, tha ministri Vasili.

Ne nje faze te dyte kur te terhiqet uji plotesisht, rrisqet epidemiologjike jane te medha pasi kolektoret dhe pusetat jane te bllokuara dhe gjithcka ka dale mbi siperfaqe. Ndaj kjo do te jete nje tjeter situate me te cilen do te perballet shendetesia, per te evituar perhapjen e ndonje semundje infektive.

Top Channel