Në ankand makina e Elvis Presley

06/12/2010 21:05

Limuzina e Elvis Presley, një Mercedes-Benz 600 gri e metalizuar, e prodhuar në 2190 ekzemplarë nga 1963 dhe 1981, do të shitet në një ankand në Surrey.

Çmimi fillestar vlerësohet nga 177 në 236 mijë euro.

Makina, një nga dy limuzinat që posedonte këngëtari dhe që ia dhuroi më pas mikut të tij James Leroy Robertson, do të propozohet nga shtëpia britanike e ankandeve “Bonhams”, në kuadër të shitjes së disa makinave të epokës.

Top Channel