Josh Duhamel dëbohet nga avioni

06/12/2010 09:50

Aktori i sagës “Transformers”, Josh Duhamel, është dëbuar nga një avion pasi nuk iu bind urdhrave të personelit për të fikur aparatin e tij celular.

Sipas ‘People’, aktori do udhëtonte të enjten nga New York në Kentucky kur ndodhi ngjarja.

Në momentin që avioni ishte gati për fluturim, Duhamel nxorri celularin dhe filloi të shkruante mesazhe edhe pse pjesëtarë të personelit i thanë që ta fikte aparatin.

Sjellja e aktorit detyroi stafin e avionit të pezullonte ngritjen e tij dhe të kthenin Duhamel në terminalin e aeroportit, duke e përjashtuar kështu nga udhëtimi.

Top Channel