SHBA, ulet në Tokë avioni hapësinor

03/12/2010 14:15

Një avion prototip hapësinor, i ndërtuar për ushtrinë amerikane, është kthyer në Tokë pas një qendrimi 7-mujor në orbitë.

Avioni pa pilot “X-37B” u ul në bazën e forcave ajrore amerikane të Kalifornisë, në 01:16 me orën lokale, në 09:16 me orën tonë.

Projekti është mbajtur sekret për shkak të spekulimeve që mund të lindnin mbi qëllimet e avionit hapësinor.

Forcat ajrore nuk deklarojnë nëse mjeti fluturues mbante ndonjë objekt në bagazhin e tij, por theksojnë se qëllimi parësor ishte vetëm testimi i tij.

Avioni “X-37B” u lancua në hapësirë nga maja e një rakete tip “Atlas 5”, nga baza Cape Canaveral, në Florida, më 22 prill.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA